Objekti është ndërtuar në fund të shekullit 19 nga familja Toshani.

Ka shërbyer si magazinë për mallra koloniale. Ndërtesa është përdhese, me bazë në formë katrore, me papafingo të integruar me konstruksion ndërkatësh prej druri dhe komunikim të brendshëm. Muret me trashësi 80 cm janë ndërtuar masivisht nga gurë të thyer – gur ranor i gjelbër – me baltë. Këndet janë realizuar me blloqe guri të përpunuar. Portali i hyrjes kryesore është me hark, i ndërtuar nga blloqe të mëdha guri nga i njëjti gur i gjelbër. Majtas dhe djathtas portalit ndodhet nga një dritare me kornizë prej guri të përpunuar të gjelbër. Në papafingo ka dritare të vogla. Streha është realizuar me një kurorë prej tre radhësh guri të gjelbër. Çatia është me tri ujëra.

Pamja e jashtme e fasadës së përparme, veriore, nuk është ndryshuar, por dera masive prej druri e hyrjes është zëvendësuar me një derë alumini.

Enterieri i brendshëm ka pësuar ndryshime të bëra nga pronari i objektit; konstruksioni ndërkatësh prej druri është zëvendësuar me beton.

Është objekti i vetëm i ruajtur i këtij lloji në qytetin e Shtipit, si dhe një nga të paktët e ruajtur në hapësirën e Maqedonisë Lindore, me autenticitet të ruajtur në masë të madhe dhe me një adaptim të harmonizuar ndaj nevojave të një strukture të caktuar shoqërore-ekonomike në një periudhë të caktuar kohore.